Pamje nga bunkeri

Britani/ 34-vjeçarja zbulon një bunker anti-ajror pranë shtëpisë së saj që daton nga Lufta e Dytë Botërore

28 Shkurt, 16:48| Përditesimi: 28 Shkurt, 19:28

  • Share

Një grua 34-vjeçare u shokua teksa zbuloi një bunker nëntokësor prej 50 metrash pranë banesës së saj. Rebecca Hobson zbuloi tunelin gjigand, e cila fshihej pas një pllake, pas sugjerimit të disa fqinjëve se mund të ketë diçka tek kopshti. Tuneli i zbuluar mendohet se daton që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas mërzitisë së “lockdown-it”, Rebecca dhe partneri i saj Darren vendosën të eksplorojnë kopshtin e tyre prapa shtëpisë dhe zbuluan tunelin. Rebecca lëvizi tek kjo shtëpi 15 vite më parë dhe nuk e eksploroi shtegun deri këtë vit, pavarësisht zbulimit gjatë pandemisë në vitin 2020.

Dhe më herët gjatë këtij muaji ajo vendosi të ndajë disa foto dhe pamje të bunkerit anti-ajror në TikTok ku tashmë videot janë bërë virale dhe i kanë dhënë ndjekësve aromën e Luftës së Dytë Botërore.

Pamjet tregojnë shtegun, i cili mbyllet përpara një tjetër porte. Rebecca thotë se gjatë zbulimit u gjet një armë lodër, disa shishe dhe vazo. Ajo nuk e ka zbuluar ende se për çfarë shërbente ky tunel dhe ende po mundohet të gërryejë për të gjetur historinë pas saj.  

 “Kur u vendosëm në shtëpi nuk e kishim idenë se kishim një strehim të Luftës II Botërore në kopësht, por pas disa vjetësh fqinjët na thanë se ka diçka nga koha e Luftës në kopshtin prapa. Shtëpitë e zonës janë ndërtuar në vitet 1970 prandaj u habitëm nga masa e madhe e strehimit të nëndheshëm”, tha Rebecca.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?