Sajmir Hoxha

Britani/ 33-vjeçari dënohet me 15 muaj burg, u kap brenda shtëpisë së barit me vlerë 70 mijë paund

9 Mars, 18:20| Përditesimi: 9 Mars, 18:24

  • Share

Një 33-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 muaj burg nga drejtësia britanike, pasi u kap në flagrancë nga policia brenda një shtëpie bari, në Princess Road, Hartshill, Stoke-on-Trent.

33-vjeçari shqiptar i identifikuar si Sajmir Hoxha u prangos brenda shtëpisë së barit që përmbante më shumë se 70 rrënjë kanabisi dhe rreth 100 llamba për rritjen e bimëve narkotike.

Shtëpia e barit ishte e ndarë në 6 dhoma, ku dhe ishin kultivuar bimët e kanabisit, me vlerë rreth 1000 paund secila.

Sipas "Birmingham Live", Hoxha kishte tentuar t’u arratisej forcave të policisë në momentin që ata kishin trokitur tek dera, por pa sukses.

Ai u dënua me burg më 6 mars të këtij viti në Stoke-on-Trent Crown Court.

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 09/03/2024 18:55

    Ne Angli denohen me 15 muaj burg kurse ketu ne vendin tone te shkaterrojne me 5-6 vjet burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?