Klejdi Kazani

Britani/ 24-vjeçari shqiptar i dënuar me 7 vite burg! Tregtoi kokainë me vlerë 1 milion paund (FOTO+EMRI)

31 Mars, 11:30| Përditesimi: 31 Mars, 12:41

  • Share

Një shqiptar vetëm 24 vjeç po vuan dënimin me burg në Mbretërinë së Bashkuar qysh prej vitit 2022 pasi u kap me armë zjarri teksa po ngiste në M1 në Hertfordshire në gusht 2021.

Bëhet fjalë për Klejdi Kazanin, i cili përpos posedimit të armëve të zjarrit pa leje, ka pranuar dhe tregtinë ilegale të drogës që kryente në bashkëpunim me persona të tjerë.

Kazani dhe grupi i tij– i cili përbëhej nga bashkëkombës shqiptarë dhe një bullgar – u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar në Londër – një njësi e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe e Shërbimit Policor Metropolitane.

Pavarësisht se fiilimisht Kazani pranoi akuzat për armë zjarri dhe u burgos për këtë vepër penale, autoritetet nuk ndaluan hetimet ndaj tij.

Sipas mediave të huaja, nga zbërthimi i tabulateve telefonike dhe mesazheve në telefonin e të riut shqiptar doli se ai kishte tregtuar pothuajse 14 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 1 milion paund dhe kanabis për bashkëpunëtorë të ndryshëm gjatë javëve para arrestimit të tij.

Provat telefonike çuan që Kazani të pranonte tregtinë e drogës dhe pastrimit të parave.

Shtetasi bullgar Emil Spasov, 33 vjeç, nga Kingston-upon-Thames, drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Kazanit. Spasov transportoi 6.1 kilogramë kokainë në nëntë udhëtime, duke përfshirë adresat në Brighton, Londër (kodet postare HA8, N5 dhe SË2) dhe Oksford. Ai u burgos për pesë vjet e katër muaj.

Olklen Perzhilla, 23 vjeç, Ervis Axhami, 37, banues në Hertfordshire, dhe Mariklen Bello, 32, banues në Greenëich, gjithashtu shpërndanë kokainë në Brighton dhe Londër. Ata u dënuan përkatësisht me katër vjet, tre vjet dhe tetë muaj dhe gjashtë vjet burg.

Oficerët kontrolluan shtëpinë e Axhamit  dhe gjetën 20,000 paund cash, të cilat ishin futur në mes të frigoriferit dhe një komodine, si dhe një sasi të vogël kanabisi bimor në një raft.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?