Brit Awards/ Raye, 26- vjeçarja britanike që theu çdo rekord fitues, kalon Adele dhe Harry Styles

3 Mars, 11:44| Përditesimi: 3 Mars, 11:46

  • Share

Ylli i popit Raye ka fituar gjashtë çmime në cermoninë e ndarjes së çmimeve në Brit Awards të shtunën e 2 marsit. 26-vjeçarja shënoi një histori pasi fitoi 6-të nga 7-çmimet që ajo ishte nominuar.

Kështu ajo ia kaloi  Adele dhe Harry Styles në numrin e fitoreve, duke thyer çdo rekord në një ceremoni të vetme.

Këngëtarja ndër të tjera ka fituar Artistin e Vitit, Albumin e Vitit (My 21st Century Blues) dhe Këngën e Vitit ( Escapism), gjithashtu është femra e parë që fiton çmimin Kantautor i Vitit. .

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?