Jul Deda dhe Romeo Veshaj

'Brigadieri i shtëpisë', debat mes Romeos dhe Julit: Më vjen keq që ke përfunduar në këtë gradë

20 Shkurt, 22:55| Përditesimi: 20 Shkurt, 22:59

  • Share

Debate me tone të ashpra dhe akuza mes Romeo Veshajt dhe Jul Dedës gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP.

Shkak i kësaj situate ka qenë mënyra se si secili ka vendosur të luajë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Romeo: Juli është një personalitet, një super aktori. Mua më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Prandaj i lash që të qetësohej. Juli nuk ka argumenta. Nuk flet të vërteta dhe bie në gropën që krijon vetë. Juli ku bëhet me nerva i flet goja para mendjes. Ai edhe ofendon.

Juli: Ku të kam ofenduar unë ty?

Romeo: Ti edhe në humor je banal. Juli nuk ka argumenta. Ai të gjithë ushtarët e tij po i nxjerr jashtë.

Ledion Liço: Atëhere fol me emra Romeo.

Romeo: Juli sapo lëshoi Gazin, sapo e lëshoi nga vilajeti i vet derisa ta nxjerri. Ledjonën që e ka shoqe.

Juli: Ju e dëgjuat mentalitetin e brigadierit të shtëpisë.

Romeo: Ty të dhemb, nuk ke argumenta. Ti nuk thua emra. Je frikacak. Ma thuaj me emra kë kam ushtar?

Juli: Si kë ke ushtarë? Romeo ti i konsideron njerëzit ose si ushtarë ose si shokë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asim: 21/02/2024 19:59

    kot jeni te gjithe aty brenda nje dashuri ka vetem dhe ai quhet i madhi dhe i pa diskutueshmi LUIZ EJLLI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?