Briam me patëllxhanë dhe patate nga zonja Albana

13 Maj, 11:57| Përditesimi: 13 Maj, 11:59

  • Share

Briam me patëllxhanë dhe patate

Përbërësit:

  • 500 gr patëllxhanë
  • 500 gr patate
  • 2 qepë të prera në feta
  • 1/2 gotë lëng domate
  • 1 gotë vaj
  • 2 ls majdanoz të grirë
  • 1 lugë të vogël sheqer
  • Pak galetë të bluar
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe patatet dhe i presim në feta rrumbullake të trasha, ndërsa qepët i presim në feta të holla. Në një tavë shtojmë qepët, një shtresë patëllxhanë dhe një shtresë patate. U hedhim kripë, piper, majdanoz të grirë hollë dhe shtrojmë përsëri një shtresë qepë, patëllxhanë, patate. Në lëngun e domates shtojmë një gotë ujë trazojmë kripën, piperin, galetën, sheqerin, vajin dhe pak majdanoz. Këtë përzierje e hedhim në tavë. E pjekim në furrë për afërsisht një orë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: