Breshri dëmton rreth 20 hektarë me grurë në Korçë! Fermerët kërkojnë kompensim: Kam bërë shumë shpenzime, tani s’pres të marrë as 50 mijë lekë

15 Qershor 2023, 16:37| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 16:42

  • Share

Parcela të tëra me grurë janë rrafshuar nga stuhia në fshatin Turan të Korçës. Moti i keq me shi e breshër kanë sjellë dëme të mëdha në bujqësi e sidomos në kulturën e grurit.

Në fshatin Turan të njësisë Drenovë janë rreth 20 hektarë me grurë dhe elb të dëmtuara, ose ndryshe 35-40% e sipërfaqes totale të mbjellë me këtë kulturë.

“Janë thyer kallinjë, nuk bëhen më! Shiheni vete sa shumë është dëmtuar ka rënë në tokë afro 50%. Unë kam bërë shpenzime, i kam hedhur DAP, nitrat, ure, shumë shpenzime dhe tani nuk pres të marr as 50 mijë lek nga prodhimi i mbetur”, tha një fermer.

Fermerët, ndryshe nga institucionet thanë se asnjë specialist I bujqësisë nuk ka dalë në terren për evidentimin e dëmeve. Ata kërkojnë kompensim, duke theksuar edhe dëmet në kulturat të tjera bujqësore.

“Të gjitha të mbjellat i ka dëmtuar, por sidomos foraxheret e grurin. Ishte stuhi e madhe me breshër. Ne kërkojmë të vijnë specialistët e bujqësisë se s’kanë ardhur fare. Të evidentojnë dëmet dhe të na kompensojmë se ne këtë vit nuk presim të marrim prodhim”, thanë të tjerë fermerë.

Drejtoria e Bujqësisë tha se në gjithë njësinë e Drenovës janë kultivuar 500 hektarë me grurë, por dëmet e para raportohen vetëm në Turan në një sipërfaqe prej 20 hektarësh.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sehir muhabet: 16/06/2023 09:49

    Fitimi ndahet me shtetin, humbjet mbaji për vete. Kapitalizëm hesapi

    Përgjigju
  • Iris: 16/06/2023 04:40

    Po cfare dreqin kompensim kerkoni ju?! Shteti,apo natyra ua hodhi bresherin? Mos flisni budallalleqe tani.Atij blektorit qe sot i ngordhen disa lope nga qe rane ne kontakt me telat e korrentit te lena aktive e te paizoluara,ai meriton 100 % kompensim,bile me teper se eshte faji i shtetit per ato tela te lena ne ate menyre,jo juve.

    Përgjigju
  • Scutari: 15/06/2023 21:09

    Ka 33 vjet që shqiptarët veprojnë me ekonomi tregu dhe ky drenovari kërkon kompensim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?