Breshka e rrallë 'kareta-kareta' bie në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë (VIDEO)

22 Qershor 2023, 14:31| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 14:43

  • Share

VLORË- Një breshkë e rrallë detare e llojit “kareta-kareta” ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë paraditen e kësaj të enjtje, ku pushuesit e kanë ndihmuar të rikthehet përsëri në det.

Breshka e llojit Kareta Kareta ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Livadh , Himarë. Peshkatarët së bashku me pushuesit e zonës e kanë lëshuar sërish në ujë.

Breshka Kareta-Kareta ka përfunduar në rrjetë në ujërat e detit Jon dhe pushuesit e kanë lënë sërish të lirë breshkën kareta-kareta.

Kjo breshkë është e rrallë në brigjet e vendit tone.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?