Foto ilustruese

Breshëri të shtënash me armë tek 'Ura e Mifolit', dëgjohen në Vlorë dhe në Fier! 'Ngrihet në këmbë' policia

20 Nëntor 2020, 20:43| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 21:29

  • Share

Breshëri të shtënash me armë janë dëgjuar para 30 minutash tek 'Ura e Mifolit', të cilat kanë alarmuar policinë e qarkut Fier dhe Vlorë.

Rreth orës 20:00 në policinë e Vlorës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë Novoselë.

Por breshëria është dëgjuar edhe në krahun e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por ata thonë se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.

Lumi Vjosë dhe konkretisht 'Ura e Mifolit' ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku por që është e pa dallueshme nga kanë ardhur. 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 20/11/2020 21:48

    U ngriten mir se ngelen. Me raki e pace

    Përgjigju
  • Krokodili: 20/11/2020 21:43

    97 e moderuar jetojme ... horrorr .

    Përgjigju
  • Shoku: 20/11/2020 21:40

    Jane rojet e hashashit

    Përgjigju
  • Guximi: 20/11/2020 21:17

    Policia do solidaritet,dhe duhet bashkëpunim me Qytetarë e Katunarët,që të lajmërojnë rastet e dyshimta e të denoncojnë..

    Përgjigju
  • Loni: 20/11/2020 20:52

    Si u ngrit ne kembe, policia ne kembe ishte me masat e COVID. Mund te thoni qe ra ne bythe, jo u ngrit.

    Përgjigju
    • Lonka: 20/11/2020 23:17

      O vellai i papar fiks loni

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?