Breshëri shkatërron kulturat bujqësore në Maliq dhe Kukës, fermerët: Duam dëmshpërblim

Breshëri i rënë gjatë fundjavës në qarkun e Korçës ka dëmtuar me dhjetëra hektarë të mbjella, sidomos në fushat e Maliqit. Fermerët shprehen se i gjithë mundi i tyre ka shkuar dëm, ndërsa kërkojnë kompensim. Reshjet intensive të shiut, shoqëruar me breshër kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

“Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të shumta sidomos në zonën e Maliqit. Aty janë shkaktuar dëme kryesisht në kulturën e grurit dhe misrit”.

Dhjetëra hektarë me pemëtari, vreshtari dhe grurë, janë dëmtuar nga breshëri i cili zgjati më shumë se 40 minuta në fshatrat Vreshtas, Podgorië, Shamoll, Selenicë, Nizhavec të bashkisë Maliq. Fermerët kërkojnë kompensim pasi kostoja është e papërballueshme për ta. 

“E ka dëmtuar, e ka thyer, e ka shtrirë të gjithin përdhe. Edhe mund të bëhet, por rendiment nuk ka më. Shikoje dhe grurin poshtë. Subvencione kërkojmë se i kemi paguar të gjitha taksat. Këtu i kemi të gjitha të ardhurat”, tha një fermer.

‘Ka dëmtuar shumë. Nuk ka lënë gjë. Jo perime, jo kopshte. Grurin e ka rrëzuar të tërin”, tregoi një tjetër.

Moti i keq ka dëmtuan kulturat bujqësore edhe në qarqet e tjera të vendit. Në zonën e Shishtavecit në Kukës, dëmet më të mëdha janë tek patatja për të cilën njihet edhe zona. Por, jo vetëm dëme nga breshëri, pasi kjo kulturë po preket gjerësisht edhe nga sëmundjet dhe insekti i buburreci. Ende nuk dihet vlera totale e dëmeve në bujqësi dhe as nuk ka vendim nga Ministria e Bujqësisë për kompensimin e fermerëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi: 25/06/2023 19:00

    Dhe un si murator dua demshperblim kur bie shi dhe nuk punoj dot jasht.Fajin e ka qeveria qe bie shi e bresher..ahahaha

    Përgjigju
  • emri: 25/06/2023 18:39

    keta vertet qe jetojne ne nje univers tjeter. nuk ka problem : realiteti do u jape mesim.

    Përgjigju
  • Shaqo: 25/06/2023 17:50

    ...o fshatere prodhues, gjynah per demet, por malli sigurohet nga demet e natyres, qe jane te paparashikuara, nga te ardhurat, hiqni pak qe te siguroni prodhimin e te cdemtoheni nga siguracioni, si puna e makines..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?