‘Brenga e Prokurorit’ Ahmet Prençi, promovon nesër librin e ri

18 Tetor 2023, 10:23| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 10:46

  • Share

Të enjten më orën 18:00 (19 tetor), Ahmet Prençi do të promovojë librin e ri, romanin “Brenga e Prokurorit”. Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, së fundmi ka suprizuar dhe me anën tjetër, atë të krijimtarisë letrare.

Prençi ka shkruar me parë edhe dy libra atë me poezi; ‘Udhë në Pasqyrë’ dhe romanin “Anja”. Autori e konsideron sjelljen krijimit më të fundit të tij si një ngjarje shumë e bukur.

Me libra të mëpërashmë, Prençi ka fituar çmimin “At Gjergj Fishta”, finalist i çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2020 dhe romani “Brenga e Prokurorit” është libri tij i fundit. Për shumë vite ka drejtuar institucione të rëndësishme ligjzbatuese.

Prençi vazhdon aktivitetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si Komisioner pranë Avokatit të Popullit. Në reçensën e romanit vlerësimet nga kolegët shkrimtarë jo vetëm që e vlerësojnë këtë botim, por i sugjerojnë lexuesit për të mos e humbur këtë rast për ta shijuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?