Tuneli i Llogarase

Brenda qershorit hapet kalimi nga tuneli i Llogarasë, drejt përfundimit rruga që e lidh me Orikum-Dukat

8 Prill, 17:48| Përditesimi: 8 Prill, 17:50

  • Share

Punimet në tunelin e Llogarasë po përparojnë në mënyrë që të hapet më 30 qershor 2024. Edhe pse do të jetë funksional, këtë sezon mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në tunel, por nga rruga e vjetër.

Paralelisht me këtë projekt që do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve sidomos në sezonin veror, po përfundojnë punimet edhe për rrugën lidhëse.

Drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli, teksa inspektoi punimet tha se rruga me gjatësi 1.4 kilometra që do të lidhë tunelin me rrugën Orikum Dukat dhe me Palas Dhërmi, është drejt përfundimit dhe do të ketë 4 korsi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ypsiloni: 09/04/2024 13:41

    Shpetuam nga sofua na helmoi zagari..i biem shkurt tani nga tuneli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?