Rruga Orikum-Dukat

Brenda muajit përfundon ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat! Në qershor hapet për kalim edhe tuneli i Llogarasë

1 Prill, 14:59| Përditesimi: 1 Prill, 15:00

  • Share

Brenda këtij muaj përfundon rruga Orikum-Dukat, me gjatësi 14.7 kilometra, e cila do të jetë e kalueshme nga qytetarët.

Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me Tunelin e Llogarasë. Rruga u dha me koncesion në vitin 2018, dhe kostoja e saj përllogaritet në 50.5 milionë euro.

Për të inspektuar punimet ishte drejtori i sapo emëruar i ARRSH, Gentian Gjyli i cili tha se kjo rrugë do të ndihmoj shumë turizmin, banorët e zonës por i shërben edhe Aeroportit të Vlorës.

Ndërkohë më 30 qershor 2024 do të hapet edhe Tuneli i Llogarasë, në të cilin kalimi do të jetë me pagesë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?