Pamje nga Tuneli i Llogarasë

Brenda muajit përfundon gjysma e Tunelit të Llogarasë

21 Korrik 2022, 10:50| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 10:52

  • Share

Brenda këtij muaj do të përfundojnë më shumë se 50% të punimeve të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Me këtë lajm e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë në Facebook disa pamje nga gërmimet dhe shkruan se po punohet me ritme të larta falë formacionit të favorshëm gjeologjik.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash. Ndërtimi i kësaj vepre jo vetëm shkurton distancën drejt bregdetit të jugut, por rrit edhe sigurinë rrugore në këtë segment.

Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit të kaluar dhe pritet të përfundoj ndërtimi në vitin 2024. Ky investim kushton afro 140 milionë euro, dhe kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Ky tunel pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Modernizim: 21/07/2022 11:47

    Super Vlora të beje dhe një port modern , aeroportin po e bën Z.Pacolli , edhe tuneli po ecen mirë , me kete ritem Vlora për 10-20 vite do ja kaloje edhe Durresit dhe ndoshta barazohet edhe në Tiranen ! Në Vlore duhet edhe një shkolle ajrore dhe navale për të rinj dhe një ure me Italinë (Vlore -Lecce) pra ure ose tunel për kamiona dhe mallra dhe keshtu e sigurte që Vlora bëhet internationale dhe super moderne ndoshta deri me 500,000-800,000 banore ! Urime

    Përgjigju
    • Altin Meta: 21/07/2022 19:40

      Zotri ,Vlora nuk ben gar me asnje qytet sepse Vlora eshte e bukur nga natyra saj. Beatiful city

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/07/2022 11:03

    O cfare lajmi gezuar ! Sa me shpejt te levrohen parate aq me shume gezohemi ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?