Tiranë/ 2 efektivë policie gjejnë një pistoletë tip ‘TT’ në makinën e shërbimit! Dyshohet se mund ta ketë fshehur një person i shoqëruar

21 Shtator 2023, 08:59| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 15:35

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Një pistoletë e llojit TT është gjetur brenda një makine policie, por i zoti mbetet akoma mister. Një efektive e patrullës në Komisariatin nr. 1, së bashku me kolegun e saj, teksa ishin në patrullim me makinë, e gjetën armën e zjarrit brenda në mjet dhe habia nuk ishte e vogël. Pasi punonjësja e policisë kishte humbur një send personal në makinë, i hynë kontrollit me themel dhe pistoleta u gjet poshtë sediljes së pasme të pasagjerit.

Aty u gjet një çantë marsup që zakonisht përdoret nga djem, të cilën e kishte mbuluar pluhuri dhe brenda saj ishte arma. Në pamje të parë, për shkak të pluhurit, hetuesit mendojnë se mund të jetë fshehur muaj më parë nga ndonjë i shoqëruar në polici.

Me shumë mundësi, thonë burimet, i shoqëruari, për të shpëtuar një arrestimi të mundshëm për “armëmbajtje pa leje”, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së policëve, ka fshehur armën. Pistoleta TT është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë dhe shenja gishtash, e cila mund të qartësoj se kujt i përket, dhe në këtë fazë nuk dihet kujt i përket.

Hetimet janë ndarë në dy pjesë, nga policia për gjetjen e të zotit të armës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila do të verifikoj rregullat standarde të policëve që kanë kryer shoqërimin, detyrë e të cilëve ka qenë kontrolli i imtësishëm. Një mungesë e tillë vëmendje mund të kishte rezultuar fatale, me një person të armatosur brenda makinës së bluve, i cili për fat të mirë vendosi ta fsheh, kur mund edhe të kishte qëlluar drejt efektivëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 21/09/2023 12:25

    Jo e keni gabim, mbase e ka harruar fabrika qe ka prodhuar makinën, çfarë barcolete taman me polic

    Përgjigju
    • Agjenti: 21/09/2023 14:20

      Hahahahahahha tamam

  • Or tej: 21/09/2023 11:26

    Kjo duket si barcalete or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Polici: 21/09/2023 11:18

    Gjejeni jepini kafe që jua fali jetën Hajde Polici Hajde; një Çike i shtrëngoi Ministri për të treguar që jam për punën !? Shiko sa skandale në polici shumica në shërbimë të krimit ata që mundohen ti dalin kundër krimit nuk kanë përgatitjen e duhur, plagosjen rrifen aksidentohen me makina nga krimi, edhe ky rasti i pistoletës tregon Që policët janë të pa trajnur terorikish praktikish nuk e njohin ligjin 108 për policinë e Shtetit,ose hezitojn ta zbatojnë më keq, Po pse këta policë janë Në deryrë ,e thjesht Rekrutohen me Mik lek dhe mbi baza partie: dhe praktika e punës i Nxjerr hapur: jamë i Bindur që skandale ka më shumë por nuk raportohen psh skandalet seksuale në krye të Detyrës!? Por kjo nuk është me e keqa ,më e keqa është qe tani këto institucionet e siguris nuk po gjëjnë dotë me njerëz ,kohët e fundit po rekrutohen me 9 klasë dhe me dy shtetsi mbi moshë pa standarte fizike e psikologjike !? Situat në të Cilën Skandalet do Shtohen

    Përgjigju
  • Cfar niveli policie: 21/09/2023 10:57

    Edhe sikur ta ket len nje i shoqeruar si e futni ne makin pa e kontrollu ?? Duhet te shkarkoheni nga detyra . Po sikur ai te ju fuste nga nje plumb pas koke ?

    Përgjigju
  • Policia qe duam: 21/09/2023 09:51

    Bravo, e keni fut ne makine pa e kontrollu, Keshtu ndodh shpesh, jeni 1 ju lumte Ju smendoni as me jeten tuaj jo me te qytetareve, Ju qofshi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?