Brenda 24 orëve grabiti në 2 banesa, arrestohet hajduti i Kuçovës! E pikasën kamerat (VIDEO)

3 Mars, 11:30| Përditesimi: 4 Mars, 01:03

  • Share

BERAT- Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia si autor i 2 vjedhjeve të ndodhura në Kuçovë brenda 24 orëve të fundit.

Në pranga ka rënë E.K i cili akuzohet për vjedhjen e bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë në 2 banesa të ndryshme. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet teksa 36 vjeçari hyn në ambientet e banesave dhe vjedh sende me vlerë duke nisur që nga llambat elektrike.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga i arrestuari.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?