Bregu ironi me politikanët:Mos u
hallakasni, në BE do futemi ...!

3 Nëntor 2017, 16:04| Përditesimi:

  • Share
Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, ka kritikuar ashpër politikën në vend, teksa ka thënë se duhet vrarë mendja për datën e anëtarësimit tonë në sistemin e vërtetë demokratik dhe jo për datën e anëtarësimit në Evropë.

Bregu shkruan në 'facebook' se vendi ynë nuk u bë dot kurrë demokratik sa duhet, ndaj dhe sipas saj, pak kush beson se e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara. Më tej, ish-ministrja e Integrimit iu drejtohet me ironi politikanëve, duke iu kërkuar të mos hallakaten me lajme fallxhorësh nëse do jetë viti i luanit apo miut që do na çelë derën e Evropës.

“Me shume se per daten e anetaresimit te Shqiperise ne Europe, me mire eshte ta vrasim mendjen per daten e anetaresimit tone ne sistemin e vertete demokratik. Meqe kete vend se beme kurre demokratik sa duhet, pak kush beson se e ardhmja do te jete me e mire se e shkuara. Kjo na kercenon me shume se kalendari e data anetaresimit.

Sa per Europen sic eshte sot, nuk kercenohet nga zhdukja prej hirit, si Pompei, me shume se kercenohet nga mungesa e frymezimit, ne ngerç prej frikerave e krizave te veta. Ndaj mos u hallakasni me lajme fallxhoresh politike, nese do te jete viti i luanit apo miut ai qe do te na çele deren e Europes.

Do te jete, kur t' i vije fundi fazes se vetkenaqesise ne teatrin tone politik, ku, si dielli i veres, te bien ne koke sa profesionistet e mashtrimit, aq dhe profesionistet e pushtetit. Ndjese per ke se kupton kete stilin qe sic thoshte Antonio Gramsci, marksist nga Italia, vjen prej pesimizmit te intelektit dhe optimizmit te deshires”, shkruan Bregu.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?