VIDEO/ Bregu i lumit Mat i kthyer prej kohësh fushë plehrash, pas denoncimit të Report Tv iu vihet flaka gjatë natës! Dyshohet se hidhen nga burgu i Shënkollit

29 Maj 2023, 12:25| Përditesimi: 29 Maj 2023, 15:56

  • Share

LEZHË – Skandali me mbetjet qw hidhen në brigjet e lumit Mat në afërsi të burgut të Shënkollit në Lezhë vijon.

Plehrave ju është vënë flaka gjatë natës ndërsa autoritetet që zbarkuan dje në terren nuk kanë arritur të zbulojnë personat që hedhin mbeturina në këtë vend përfshirë edhe ata spitalore.

Kjo situatë vijon prej shumë muajsh dhe autoritetet janë vënë në lëvizje vetëm pas denoncimit të rastit nga Report Tv, por pa arritur ende t’i japin zgjidhje problematikës.

Banor të zonës të cilët nuk duan të identifikohen thonë jashtë kameras se mbeturinat në këtë vend hidhen prej vitesh nga burgu i Shënkollit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/05/2023 00:28

    28.Maj.2023-Report.TV-/Ja ujku!/.29.Maj.2023-Bashkia-/Ku jane gjurmet?/.Shkaktaret e kesaj katastrofe e dinin qe mund te pesonin penalizime ligjore e financiare,bazuar ne gjetjet ne vendin e krimit,keshtu qe naten shkuan dhe i vune flaken provave kompromentuese.

    Përgjigju
  • CastroF.: 29/05/2023 13:35

    ????????????????Vetem qty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?