Kronikë

Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, rradhë e gjatë makinash në Orikum-Vlorë

6 Qershor 2021, 15:29| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 15:42

  • Share

Kjo fundjavë ka shënuar fluks të lartë pushuesish edhe në Vlorë. Rradhë të gjata makinash ka pasur në aksin Orikum-Vlorë gjatë diës së sotme.

Këtë verë, pas një viti të vështirë prej pandemisë COVID-19, turizmi ka marrë frymë. Bregdeti shqiptar është "pushtuar" nga të rinj të ardhur nga vendi dhe e gjithë bota. Shqipëria vijon të jetë ndër destinacionet e preferuara edhe për qytetarët Kosovarë.

Gjatë së premtes dhe të shtunës, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës. Bëhet me dije se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së shtune, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?