Ramon Menezes

Brazili zgjedh trajnerin e ri, të gjithë në pritje të Ancelottit

15 Shkurt 2023, 16:55
  • Share

Ramon Menezes do të shërbejë si trajner i përkohshëm i kombëtares së Brazilit në futboll, ndërsa kërkimi vazhdon për një pasardhës të përhershëm të Tite, i cili dha dorëheqjen pas Kupës së Botës.

50-vjeçari Menezes udhëhoqi skuadrën e Brazilit U-20 drejt titullit kampion të kampionatit të Amerikës së Jugut dhe do të jetë përgjegjës për një miqësore kundër gjysmëfinalistit të Kupës së Botës, Marokut më 25 mars, tha të mërkurën Federata e Futbollit në Brazil.

“Ai është një trajner i ri me shumë potencial. Ne duam më shumë njerëz me ide të reja dhe të guximshme në ekipet tona kombëtare. Ai punoi për rezultate të mira dhe bëri që ekipi i tij të luante në një mënyrë moderne, me të gjitha karakteristikat e lojës sonë”, tha Ednaldo Rodrigues, presidenti i Federatës.

Kujtojmë se Brazili ka kontaktuar emra si Guardiola apo Ancelotti, me drejtuesit që ende kanë lënë vendin të lirë për trajnerin e Real Madrid.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?