Brazili duke festuar një nga golat

Brazili pa mëshirë, shënon pesë herë në miqësoren kundër Koresë së Jugut! Gati për Botëror

2 Qershor 2022, 16:41| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 16:43

  • Share

Brazili ka treguar gjithë potencialin në ndeshjen miqësore kundër Koresë së Jugut të zhvilluar sot në mesditë në Seul.

‘Seleçao’ ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 një ndeshje të dominura plotësisht që nga minuta e parë edhe pse kundërshtari nuk ishte në nivelin e tyre. Richarlson zhbllokoi i pari para se Koreja të barazonte përkohësisht, ndërsa pjesa e parë do mbyllej me shifrat 1-2 falë golit të Neymar.

Në pjesën e dytë ‘ylli’ i Paris SG zgjeroi avantazhin me golin e dytë personal, ndërsa deri në fund realizuan edhe Coutinho e Gabriel Jesus.

Më këtë fitore Brazili tregon se është në formë për Botërorin e Katarit ku së bashku me Francën dhe Portugalinë janë skuadrat më të kuotuara për t’ia dalë. Me datë 6 do jetë miqësorja e rradhës për ‘seleçaon’ që luhet kundër Japonisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?