Pamje kur motori i avionit përfshihet nga flakët

Brazil/ Frikë gjatë fluturimit, motori i avionit merr flakë në ajër, pasagjerët në panik, piloti bën ulje emergjente (VIDEO)

15 Nëntor 2023, 12:56| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 13:06

  • Share

Një video është bërë virale në rrjetet sociale e cila tregon momentin kur motori i një avioni tip Airbus A321 u përfshi nga flakët pasi goditi një zog ndërsa fluturonte. 

Avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog u përplas papritur në krahun e djathtë të avionit, raporton Protothema.

Videoja që është filmuar nga brenda avionit shihen shkëndija që vijnë nga motori ndërsa piloti kthehet për të bërë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhães.

Pas uljes së avioni nga piloti, pasagjerët filluan duke duartrokitur. Ndërsa avioni ulet, motori shpërthen në flakë. Madje, një pasagjer ishte aq mirënjohës që kishte mbijetuar, saqë doli nga avioni i gjunjëzuar.

“Ishte me të vërtetë një moment terrori që ne përjetuam. Një frikë shumë e madhe, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Motori shpërtheu në flakë disa minuta pas ngritjes. Na kapi paniku, menduam se do të vdisnim”, shtoi pasagjeri.

Një zëdhënës i linjës ajrore i tha CEN se të gjithë pasagjerët ishin mirë dhe kishin rezervuar tashmë vende në fluturime të tjera. Kompania thekson se po merr të gjitha masat teknike dhe masat për të siguruar një udhëtim të sigurt për të gjithë”, thuhet në deklaratë. 

 

 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?