Bratko, një histori himn dashurie e birit për nënën! Testamenti i shqiptarit që i dhuroi botën Shqipërisë

22 Nëntor 2022, 14:48| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 14:58

  • Share

Gjergj Dhimitër Mborja ishte ëndërrimtar, prandaj vendosi të emigronte në SHBA.

Udhëtoi nëpër botë duke koleksionuar objekte me vlera të veçanta historike.

Kudo ku shkoi, me vete mbante nënën e tij që e priti deri në fund të jetës kthimin e të birit.

Ata u takuan një ditë, jo në këtë botë, por në atë të përtejmen. Dashuria për nënën, u shkruajt edhe në testamentin e fundit të tij!

“Më çoni hirin e trupit në Korçë dhe hapni një muze me koleksionin tim”.

Dhe dëshira e fundit e fotografit korçar u plotësua…Hiri i trupit të tij është varrosur në qershor të vitit 2003 në varrezat e Korçës, pranë nënës së tij Viktoria Bratko, emrin e së cilës mban edhe muzeu ku fle jo vetëm  historia e shqiptarit që i dhuroi botën Shqipërisë, por edhe një himn dashurie të birit për nënën.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?