Braktisja e shkollës nga vajzat, Sindikata e Arsimit: Shkak kryesor varfëria! “Save the children”: Rreth 65% e fëmijëve me aftësi të kufizuara mbeten pa shkollë

20 Tetor 2023, 15:12| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 16:30

  • Share

6000- 7000 fëmijë kanë braktisur shkollën sipas të dhënave nga Banka Botërore. Këtë statistikë e solli në studion e emisionit Përballje me gazetaren Besmira Pelushaj, zv presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj.

Fenomeni i braktisjes së shkollës vjen për shkak të varfërisë, shpopullimit të fshatrave, emigrimit, diskriminimit dhe mendësisë patriarkale.

Linda Pino, nga Save the Children e vuri theksin te mungesa e aksesit për fëmijët që trajtohen me kemp, mes tyre ata me aftësi të kufizuar por edhe fëmijët autikë dhe ata me sindromën doën në një shifër 65 %.

'Sa i përket fëmijëve që marrin kemp janë diku tek 17 mijë femijë e rrumbullakosur. Ndërkohë 64% e fëmijëve me statstika me aftësi të kufizuar nuk janë në sistem nuk e ndjekin shkollën. Kanë pamundësi për ta asistuar. Ajo që ne kemi vënë re është se transporti që ndikon, pasi një vazjë nga një zonë rurale për të shkuar në shkolë duhet të marrë edhe transportin. Sa kohë që ne jetojmë në varfëri si do të jetë e mundur që për një vajzë të mbulojë dhe kostot e transportit që të shkojë në shkollë. Janë edhe tekstete shkollore. Nuk buxhetohet ashtu siç duhet arsimi. Sa kohë që nuk buxhetojmë për nevojat që ka një fëmijë për tu arsimuar do të jetë e vështirë.'- tha Pino.

Franko Veliu, drejtor i Amaro Drom foli për diskriminim dhe izolim të komunitetit rom në zonën Shkozës. Mungesa e modeleve dhe shembujve pozitivë tha ai, bën që vajzat dhe djemtë të braktisin shkollën.

Ekspertët folën për rishikim të buxhetit për arsimin për të mundësuar ushqim në shkolla për fëmijët, transport falas dhe një plan për zonat rurale që po preken nga shpopullimi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?