Braimllari: Fermerët e Korçës nuk përkrahen nga shteti, prodhimet i hedhin në kanal

5 Qershor 2020, 12:41| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 12:42

  • Share

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari thotë se fermerët e Korçës hedhin prodhimet në kanale, nga mungesa e përkrahjes së shtetit.

Në një reagim në Facebook, Braimllari thotë se fermerët kanë nevojë për mbështetje, duke nënvizuar se LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve të Shqipërisë.

"Fermerët e fushës së Korçës hedhin prodhimin në kanale nga mungesa e përkrahjes së shtetit. Qeveria Rama shkatërroi fermerët, mungesa e politikave favorizuese për fermerët vendas, mungesa e subvencioneve, nuk përkrah prodhimin vendas por favorizon importin per interesat e oligarkeve. Fermerët kanë nevojë për mbështetje. LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve. Subvencion i drejtpërdrejt për çdo fermer, çdo koke bagëti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndërtuar dhe çdo dynym toke e punuar. Heqjen e akcizës se naftës për fermerët. Heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve që deri tani kane rezultuar barriera korruptive në shërbim të Edi Ramës", shkruan Braimllari.

Komento

Komente

  • Iris: 06/06/2020 01:46

    Shume mire bejne,bujqesia e blektoria nuk eshte vetem prodho e shit ,eshte menaxhim bisnesi e tregtie dhe aktivizim I industries se perpunimeve .Shteti te ndihmon vetem ne raste katastofash natyrale ,pra n.q.s mendon e punon pjeserisht si ne mesjete e pjeserisht si ne komunizem me mire ti hedhin se nuk jane per kete pune.

    Përgjigju
  • Foti: 05/06/2020 16:52

    Te hapet urgjentisht ne korce nje fabrike uthulle,,nje fabrike niseshteje,dhe fabrika e sheqerit ne maliq.....qe te mbillet panxhari...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?