Braimllari akuzon qeverinë se po largon rininë: Është koha të fokusohemi 100 % tek ato

28 Qershor 2020, 19:34| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 19:44

  • Share

Nga Korça ku ndodhej për të parë gjendjen ekonomike të vendit, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka akuzuar qeverinë se ka larguar të rinjtë. Ish deputeti Braimllari thotë se është koha që opozita të fokusohet 100 % tek te rinjtë dhe të rikthejë besimin dhe shpresën duke krijuar përkrahje reale për rininë.

"Rilindja shpopulloi vendin dhe largoi të rinjtë. Qarku i Korçes por edhe e gjithë Shqipëria është përballur me një largim ekstrem të të rinjve nga vendi. Mungesa e shpresës dhe e politikave të kësaj qeverie ka detyruar të rinjtë të lënë vendin. Qeveria nuk po fokusohet te problemet e të rinjve por bën show dhe propagandë. Është koha të fokusohemi 100 % te të rinjtë, të rikthejmë shpresën dhe besimin me përkrahje reale duke krijuar politika në shërbim të rinisë, klime pozitive për biznesin me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës", shkruan Braimllari

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 28/06/2020 20:15

    Ky barkderri i leshitlikes shume i shqetesuar per largimin e rinise. Po mire mor Edhjet Epshurr barkderr brahimkari po cfare do beje rinia te shkoje ne shkuma party ne haremin famekeq erotiko naziskin te Jales. Aty ju te leshitlikes i falni nga nje cel. Kinez lristave dhe pastaj hardallosje pa fund ne shkuma party.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?