Braho në Report Tv: Ja kush është presidentja e re, PS  e zgjedh të shtunën

31 Maj 2022, 20:17| Përditesimi: 31 Maj 2022, 20:25

  • Share

 

Ish-deputeti socialist Spartak Braho thotë në Report Tv se PS e zgjedh të shtunën presidentin e ri, që sipas tij do jetë femër. Ndonëse nuk përmendi emër, Braho thotë se është një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

“Do zgjidhet në raundin e katërt, do jetë një zonjë që gjuante djathtas e priste majtas që ndërkombëtarët e kanë pranuar se pjesë të strukturave euroatlantike dhe që origjinën e ka nga Durrësi. Ish-ministre? Ish-ministre”, tha Braho në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj.


Lajmi kryesor:

Ish-deputeti Spartak Braho paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?