Aktori Brad Pitt

Brad Pitt po tërhiqet nga bota e biznesit, shet 60% të aksioneve nga kompania e përbashkët me Jennifer Aniston

8 Janar 2023, 12:34| Përditesimi: 8 Janar 2023, 12:41

  • Share

Aktori i njohur, Brad Pitt ka vendsosur të jetojë "i qetë" dhe pa shqetësime përsa i përket llogaritjeve. Këtë ka planifikuar ta realizoj me anë të shitjes së aksioneve të tij në një kompani që bashkëpunoi me Jennifer Aniston. Mediat e huaja thonë që ylli i Hollywood-it është tërhequr nga biznesi, por jo nga bota e kinematografisë.

Më konkretisht, po qarkullon lajmi se Brad Pitt ka shitur 60% të kompanisë së tij, Plan B, e cila operon në fushën e prodhimit të filmit. Aktori shiti aksionet e tij në një media gjigante franceze.

Sipas Just Jared, një burim i afërt me Pitt tha, “Brad ka vendosur të jetojë një jetë të qetë për vitet e ardhshme dhe ka konsideruar një lloj gjysmë pensioni. Megjithatë, është e sigurt që do të vazhdojë të aktrojë në filma, por do të tërhiqet nga aktivitetet e biznesit”.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?