Braçe-Metes: Mbetesh një ‘ish’ për socialistët, po bashkëpunon me Berishën! Balla: Ai bën mirë detyrën politike, jo Kushtetuese

10 Tetor 2020, 16:24| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 16:29

  • Share

"Që ish-ët mbeten ish gjithë kohës, por është ish, një ish socialist", kështu u shpreh zëvendëskryeministri Erion Braçe teksa thumboi nga Elbasani presidentin Ilir Meta, i cili prej një jave bënë replika me kryeministrin Edi Rama.

"Unë nuk mendoj që socialistët që janë sot në PS kanë marrëdhënie me Berishën, sidomos marrëdhënie si ajo e 21 Janarit, më vjen keq por ndajeni nga PS sa më parë të jetë e mundur " tha Braçe.

Edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla nuk la pas ironitë për presidentin Meta duke u shprehur se ende nuk është i qartë se kush nga opozitarët është Kryetari

"LSI në Elbasan nuk ka më, ka qenë një strukturë e cila ishte e mbartur për arsye që lidhen me marrëdhënien e LSI-së me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, LSI nuk ekziston. Për fat të keq sot ne nuk kemi një president që përfaqëson unitetin e vendit. Ai do vazhdojë të qëndrojë në detyrë se bën mirë pjesën e dytë të detyrës, jo Kushtetuese por atë politike. Ne e nxisim që si pari të qartësojë se kush është kryetar i LSI dhe më pas me Bashën nëse është ai apo Meta kryetar i opozitës.  Pasi të jenë sqaruar ne të kemi mundësi të dimë kush nga këta të do të udhëheq opozitën në humbjen e radhës. Ne nuk kemi kundërshtar as Saliun, as Ilirin as Monikën e jo më Lulin. Ne kemi kundërshtar detyrën ndaj qytetarëve për të përmirësuar shërbimet publike ndaj tyre", tha Balla.

Zëvendëskryeministri Braçe dhe Taulant Balla ishin në Elbasan për t’u takuar me drejtuesit e institucioneve vendore në kuadër të porosisë së Ramës për t’i tërhequr vëmendjen administratës për shërbimin korrekt ndaj popullit ku dhe paralajmëroi se kush nuk realizon detyrat e shtetit largohet nga detyra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 10/10/2020 19:31

    Meta ka mbet fundi Zorres se Trashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?