Braçe: Zjarrfikësit s’mund të trajtohen njësoj si ata në zyra, meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun

6 Tetor 2022, 13:52| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 14:55

  • Share

 

Në fjalën e tij në Kuvend Erion Braçe, kërkoi që të rriten pagat për zjarrfikëseit. Ai u shpreh se ata nuk mund të trajtohen si administrate me të njëjtën rritje page, por shtoi se duhet të marrin atë që meritojnë në raport me punën e vështirë që bëjnë. Braçe u ndal edhe te shpërndarja e naftës falas për fermerët duke thënë se shumë prej tyre nuk e kanë marrë.

‘Është e mirëpritur çdo rritje pagash. Por unë vazhdoj të insistoj te zjarrfikësit. Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ata nuk punojnë në zyra. Nuk mund të trajtohen njësoj si ata. Meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun e tmerrshëm të punës që bëjnë. Puna e tyre është akoma më e rrezikshme në përballje me fatkeqësitë natyrore. Tani është koha që këto kategori të marrin atë që meritojnë në raport me punëve vështirë që bëjnë”, deklaroi ai.

Deputeti Erion Braçe ka kritikuar sërish politikat bujqësore të ndjekura nga qeveria sa i takon bujqëve në vendin tonë, kryesisht ata të zonës së Lushnjës dhe Divjakës. Braçe tha se duhet të lehtësoheshin proceset burokratike për bujqit dhe fermerët për të cilët tha se po ktheheshin nga prodhues në nëpër fusha, në prodhues letrash zyre.

“Bujkun nga prodhues në fusha po e kthen në prodhues letrash në zyra. A e kuptoni që qiradhënësi që ju i kërkoni letrat dhe certifikatat është në emigrim? U bënë muaj që e bëjmë këtë gjë,. Thoni e ka inatin Erioni me këtë dhe me atë ndërkohë që iu them atë që më thonë bujqit. Në Lushnjë janë mijëra familje bujqësore që ende nuk e kanë marrë naftën. Duhet të jepet tani nafta sepse tani toka plugohet. Duhet hequr tani burokracia për dokumentet. Zjarrfikësit meritojnë rritje page në të njëjtin nivel rreziku që kalojnë. Duhet ta kenë të përafërt me atë të drejtuesve të policisë sepse bëjnë një punë shumë të rrezikshme”-tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Përplasje në Kuvend për financimin rus në PD/ Spiropali: Ngritët Auditin për të gjetur rublat në xhepat e Bashës! Berisha: Dosjen e mbylli Rama (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?