Zëvendëskryeministri, Erion Braçe

Politikë

Braçe: Shqipëria problem pandëshkueshmërinë dhe pabarazinë para ligjit, duhet një lëvizje e fortë kundër korrupsionit e krimit të organizuar

23 Maj 2021, 16:50| Përditesimi: 23 Maj 2021, 16:53

  • Share

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe shprehet se Shqipëria ka ende problem të madh pandeshkueshmëri në dhe pabarazinë para ligjit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe shkruan se lufta kundër krimit, krimit të organizuar apo mafieve, nuk është çështje pushke por është çështje vullneti, këmbëngulje, vendosmërie, distance dhe tolerancë.

Ai ka kujtuar edhe historinë e prokurorit italian Giovanni Falcone dhe gjyqtarit Paolo Borselino, të cilët dedikuan karrierën e tyre profesionale për përmbysjen e pushtetit të mafias në Itali.

Zëvendëskryeministri, shprehet se një erë e re ka nisur dhe se po preken prokurorët e korruptuar, gjykatësit e korruptuar, politikanët e korruptuar.

Ai thekson se tani duhet një lëvizje e fortë kundër korrupsionit e krimit të organizuar deri në nivelin e një kulture të re përfshirëse për barazi para ligjit, ndëshkim ndaj gjithkujt që përfshihet në korrupsion e krim!

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?