Foto e publikuar nga Erion Braçe

Kronikë

Braçe publikon shalqirin e Lushnjës dhe iu hedh 'kunj' biznesmenëve: Ju që hani drona e rrini nëpër aviona, hani ndonjë kokërr të freskoheni

26 Qershor 2021, 19:04| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 19:12

  • Share

LUSHNJE- Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga puna që vijon për eksportin e shalqirit të zonës.

Në një postim në 'Facebook' Braçe shkruan se prioriteti i tij është ekonomia e njerëzve punëtorë dhe ndërkohë thumbon biznesmenët e kryeqytetit duke shkruar 'ju që hani drona e rrini nëpër aviona, hani ndonjë kokërr të freskoheni'.

"Si ishte? Çështje prioriteti?! Eksporti në të gjithë Europën vazhdon!

I kërkoj ndjesë të gjithë “intelektualëve të rinj” të Tironës që hanë drona, rrinë nëpër aviona e prodhojnë raketa, por ekonomia e këtyre njerëzve të zakonshëm është prioriteti im!

Lad Xhebexhiu e Ed Halili në Cermë të Sipërme, ekonominë e tyre e kanë të lidhur me tokën e prodhimet e saj, shalqini është i këtij sezoni ekonomik.

Dua shumë të marrin të ardhurat që kishin në plan, të rimbjellin e të ndërtojnë një ekonomi të qëndrueshme më në fund në tokat e tyre!

Ua thashë këtë punën e dronëve, avionëve dhe raketave të Tironës dhe më thanë:

Kur të na mbushet mendja t'i bojmë do të themi. Deri atëherë, na çoju nga i kokër shalqi të freskohen", shkruan Braçe.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2021 02:56

    Shalqinet duken te mire,por i paskeni me fara.Ketu ku jetoj une i kane modifikuar,i kane bere pa fara,se nuk i duan me fara,as shalqinet,as rrushte.Eshte mire qe dhe aty te vijne varietetet e shalqinit e rrushit pa fara.Keni per te pasur me shume shtrirje gjeografike tregetare dhe me shume shitje e fitime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?