Punëtorët në vinç

Politikë

Braçe nxjerr pamjet e rrezikshme të dy punëtorëve në maj të vinçit në Tiranë dhe reagon i alarmuar: Kaq pak vlen jeta e njeriut

19 Shtator 2021, 21:05| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 21:51

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka publikuar pamjet e një vinçi në kryeqytet, i cili po kryen punime pranë një pallati që është në ndërtim. Pa asnjë masë mbrojtëse, në mes të ditës në Tiranë, në fotot e publikuara nga Braçe shihen dy punëtorë, në maj të vinçit, të cilët rrezikojnë dukshëm jetën e tyre, por edhe të qytetarëve që lëvizin poshtë. ‘Kaq pak vlen jeta?’, ngre pyetjen Braçe, për ato punëtorët aty lart, e për çdo kënd që lëviz poshtë e madje dhe për ata që banojnë në pallatet ngjitur. 

‘TANI; Dite te diele, ne mes te dites dhe, me njerez qe levizin ne zonen me te populluar, poshte dy pale vincave e ku njeri po ndihmon te zgjatet tjetri! Kaq pak vlen jeta? Per ata punetoret aty lart e per cdokend qe leviz poshte; Madje dhe per ata qe banojne ne pallatet ngjitur!’- shkruan Braçe.

Kontrollet e dobëta nga institucionet shtetërore dhe mungesa e ndërgjegjësimit të punëdhënësve për zbatimin e masave të sigurisë, ka shkaktuar jo pak aksidente në punë, deri nga ato më fatalet me vdekjen e punëtorëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 20/09/2021 07:00

    Brace ai po ben proven te hidhet me kok apo me bark

    Përgjigju
  • Hiu: 20/09/2021 06:54

    Sa gjynah je o Braçja

    Përgjigju
  • shqip: 19/09/2021 19:42

    Të paktën nuk ishin në Qershor ose në Korrik të vinçit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?