Braçe: Meta zgjodhi në Kushtetuese gruan e sekretarit të PD, po të zgjidhnim ne gruan e Ballës, na digjnin me benzinë

5 Mars 2020, 10:04| Përditesimi: 5 Mars 2020, 11:00

  • Share

TIRANE - Zv/kryeministri Erion Braçe, në studion e Ilva Now foli me tone të larta dhe të ashpra në drejtim të presidentit të republikës Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur rëndë ligjin dhe ka komprometuar reformën në drejtësi teksa ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila përveçse nuk ishte tek tri emrat e parë të propozuar nga KED, është gjithashtu partnerja e ish-deputetit të PD, çka tregon sipas tij se është e varur politikisht.

“Nuk i kemi hequr asnjë kompetencë presidentit. Ai ka për detyrim që të caktojë gjyqtarët jo nga kuvendi, por nga lista e KED, institucioni që ka dalë nga reforma në drejtësi, ku duhet të zgjedhë nga tre të parët në listë. Ai ka shkuar tej, tek i katërti dhe ka shkelur ligjin rëndë dhe ka komprometuar rëndë reformën në drejtësi. Dhe meqë asnjë s’e merr guximin ta thotë, po e them unë. Ka emëruar, duke komprometuar rëndë reformën në drejtësi një gjyqtare që është e varur politikisht në mënyrën më të qartë të mundshme me PD dhe me një nga sekretarët e PD. Imagjinoni sikur ne të kishim zgjedhur gruan e Taulant Ballës në Gjykatën Kushtetuese. E ka në shtëpi dhe është sekretar i PD. Imagjinoni sikur të kishim zgjedhur gruan e Taulant Ballës, do na kishin djegur me benzinë siç u nisën të na digjnin me benzinë dhe askush s’e thotë me zë të lartë”, tha Braçe.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BUCJA: 05/03/2020 11:18

    Po, ju nuk beni kshu, ju emeroni vellain e gjermenit k/inspektor...qe kontrollon gjyqtaret !!! MBYLLE O BUCE MBYLLEEEE!!!

    Përgjigju
  • Brave mos e ruj fare...: 05/03/2020 10:57

    Mos kujto se do jeshe vetem... Bravo te lumnte qe Po punon.. Ato plehra qe nuk te duhan ,,sja gje tjeter ,,vetem Si ato mijnte .. Suksese...ne Detyre....

    Përgjigju
  • Tironci: 05/03/2020 10:35

    Zoti Braçe je shum i sakte po prse nuk e shkarkoni ç,far prisni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?