Erion Braçe ka qenë tepër i ashpër lidhur me procesin e vaksinimit në Shqipëri, ku tha se pasaporta e vaksinimit duhet të vendoset dhe se nuk mund të mbetet peng shëndeti publik, pse del shoqata e bareve se do goditet nëse vendoset kusht vaksina për të hyrë në lokale.
“2.7 mld lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se ti blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo, s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i këkrohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshwt shqiptarë nuk duan”, tha Braçe
Lajmi kryesor: