Braçe kundër hapjes së basteve sportive, i përgjigjet Fidel Yllit: Po bëhet banale! Luiza Gegën nuk e bënë ato kampione

24 Gusht 2022, 17:02| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 17:26

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe është kundër rikthimit të basteve sportive. Ai merr shembullin e Luiza Gegës duke thënë se nuk u shpall kampione e Evropës prej parave të basteve, por prej mundit e sakrificës së derdhur përditë. Reagimi i Braçes vjen menjëherë pas propozimit të bërë nga Fidel Yllli, kreu i Komitetit Olimpik i cili menjëherë pas fitores së Luiza Gegës kërkoi rihapjen e basteve, të mbyllura që në 2018. eputeti socialist i thotë se po bëhet banale që pas çdo suksesi apo dështimi sportiv, rriten tonet për të ligjëruar bastet.

Ndër të tjera shton se bastet kontrollohen ndaj krimi i organizuar, ndaj e kundërshton fort rikthimin e tyre. Sa i përket aksioneve të policisë për goditjen ndaj basteve sportive ilegale, thotë se bëhen për sy e faqe pasi synimi duhet të jetë sulmi ndaj  organizatave kriminale. Gjithashtu bie dakord që sporti ka nevojë për të ardhura por sugjeron që të bëhet me ekonomi sporti nga njerëz që duan të investojnë në këtë fushë.

"Luiza Gegën nuk e bënë kampione të Evropës bastet, paratë e basteve apo ekonomia kriminale e basteve! E bëri puna e mundi e sakrifica, lotët dhe djersa e derdhur ditë për ditë. Stadiumin e parë, të dytë, të tretë apo të katërt, nuk i bënë bastet, paratë e basteve apo ekonomia e basteve! E bënë paratë e tatimeve, taksave brenda një ekonomie buxhetore që administron qeveria e Shqipërisë. Doja ta theksoja këtë, sepse po bëhet banale që pas çdo suksesi sportiv apo dështimi po të tille, rriten tonet për të ligjëruar përsëri bastet!

Bastet, legalizimet nga e zeza në të cilën janë nuk janë zgjidhje. Bastet, ekonominë e tyre e kishte në dorë krimi i organizuar kur ne i mbyllëm, e ka sot në të zezë krimi i organizuar, do ta ketë nesr pa diskutim po prap krimi i organizuar. A e dini pse? Se nuk ka luftë kundër ekonomisë kriminale të basteve.

Ato aksionet e policisë nëpër bastore ilegale lart e poshtë apo në klube që mbajnë baste janë luftë pa mend, janë kot, janë sa për sy e faqe. Duhen sulmuar organizatat kriminale që mbajnë bastet në zemër të tyre. Një herë e ka bërë policia këtë kur i vajti në zemër nj organizate kriminale, i arrestoi të gjithë pavarësisht se drejtësia e korruptuar i liroi po të gjithë. Kjo është lufta që duhet bërë. Është themelore kjo gjë. Pa diskutim që sporti ka nevojë për para. Ato para duhen administruar brenda një ekonomie të sportit, përtej buxhetit, edhe si incentiva fiskale për njerëz që duan të investojnë në sport.

Këto duhen bërë, jo ekonomia e ndërtuar me paratë kriminale të organizatave kriminale që mbajnë bastet në këtë vend”, tha Braçe.

Federatat sportive i kanë kërkuar qeverisë rikthimin e basteve sportive, ndonëse ato janë mbyllur që prej vitit 2018. Një pjesë e peticionit të federatave sportive është zbardhur, në të cilin thuhet se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.  Vetëm një ditë më parë, kreu i KOKSH Fidel Ylli, i kërkoi Kryeministrit Edi Rama rikthimin e tyre. Sipas Yllit, kompanitë e basteve po gëlojnë në ‘errësirë’, duke mos paguar taksa, s’kanë të punësuar dhe nuk japin para për shtetin.

Komento

Komente

  • Lui: 25/08/2022 08:38

    Po ça janë këto baste nëpër rrugë si kioska gazetash ore..?! Më mirë të vazhdojë kështu të mbyllura e max të përqendrohen diku jashtë qytetit kazino e të shkojnë ata që duan. Po jo çdo 100 metra ke një farmaci, një kafene dhe një kioskë bastesh.

    Përgjigju
  • hetuesi i para 90: 25/08/2022 04:55

    Mos ki merak o brace se nuk i hap edi rama bastet sportive,,,se do te furnizoje me leke kasinone tek tajvani,,,se e ka te veten ate,kazino,,prandaj i mbylli te gjitha....bastet dhe kadinote e tiranes...

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2022 03:16

    /LULI/,shume vende te botes i kane te legalizuara bastet,por ne Shqiperi u shumefishuan si kioskat dikur dhe u kthyhen ne epidemi dhe shqipot nuk dine kur duhet te ndalojne ,ose nuk duan,bile nuk e pranojne po t'ju thuash se vuajne nga OSD.Bastet nuk jane me mire nga bixhozi kur behet fjale per pasojat.Kam patur dikur nje komshi ne Tirane,djali i tij tere kohen luante baste e bixhoz derisa gradualisht i humbi te gjitha perfshi dhe shtepine e vet dhe tani jeton me qera ne shtepine e vet qe e la ne bast.Nje nderhyrje nga shteti per te luftuar kete epidemi,ishte me se e nevojshme. Reagimi i Yllit e Dukes jane ato te personave qe duan per vete pjesen e luanit nga bastet,por jo se u qan zemra me te vertete per sportet.

    Përgjigju
  • luli: 24/08/2022 17:27

    jane vendet e bashkimit europian dhe i kane te legalizuara bastet sportive,sepse jane kunder basteve klandestine qe sjellin probleme te renda sociale.....edi rama u nxitua dhe tani nuk e kthen dot mbrapsh vendimin

    Përgjigju
    • Une: 24/08/2022 23:31

      Pra sipas teje Shqiperia mund te krahasohet me BE-ne. Ka gje BE-ja nivelin tone te papunesise dhe kriminalitetit? Ka gje shteti shqiptar nepunes qe te guxojne t’i refuzojne nje krimineli dhenien e licenses? A ofron dot shteti shqiptar keshillim psikologjik per ata qe krijojne varesi nga bixhozi? Natyrisht qe jo, prandaj do ishte cmenduri rihapja e basteve.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?