Kritikon sërish Braçe: Mbështes prodhuesit, i pengon muri burokratik i AZHBR-së që të përfitojnë! Tani që Turqia është në hall duhet të prodhojmë më tepër

12 Shkurt 2023, 18:43| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 19:10

  • Share

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ndarë një video ku tregon prodhimtarinë e domates në Toshkëz. Ai shprehet se bujqësia është më e madhe sesa e paraqet AZHBR-ja pasi sipas tij, bujqit vetëfinancohen për prodhimin e mirë. Socialisti e ka ilustruar me një shembull të një familjeje të cilët prodhojnë domate, për të treguar që këta prodhues nuk financohen nga buxheti i shtetit. Braçe shprehet se mbështet pafund skemën e mbështetjes së bujqve.

“TEK GLEN LIKO, TEK LIKONJARET NE TOSHKEZ;

PERSERI PER SUPER DOMATEN PREJ BLETES!

Shiheni, eshte bujqesia e madhe pertej, jashte AZHBR;

Jane bujqit qe financojne vete-nga te ardhurat e tyre, prodhimin e mire, cilesor per tregun vendas e eksport!

Gleni ja ka dale te ngreje kete EKONOMI, me mund e sakrifica, ne 6 dynyme te mira;

Tani po nxjerr kete prodhim!

Do doja shume qe keta djem te perfitonin nga parate e BUXHETIT; por muri burokratik i letrave te AZHBR nuk lejon; TE BESH LETRAT THJESHT PER PLASTMASIN, DUHEN DITE PUNE E FIKS 400 MIJE LEKE, PER TE MARRE 600 MIJE LEKE!

Ndaj e mbeshtes pafund kerkesen per te ndryshuar skemen e mbeshtetjes; NGA BUROKRCIA E LETRAVE TEK PARA NE DORE PER CDO KILOGRAM PRODHIM!”- shkruan ai.

Braçe shton se tani është momenti i duhru për të mbështetur bujqit pasi Turqia është duke u përballur me një fatkeqësi natyrore. 

"Kjo është puna që duhet mbështetur dhe përkrahur që të kemi prodhimtari. Tani që Turqia është në hall duhet që në treg të jemi ne, të porodhojmë ne që të plotësojmë kërkesën e tregut."

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?