Postimi i Braçes

Braçe ironizon të pasurit e Tiranës, vlerëson bostanin vendas: Javën tjetër do të vazhdojë eksporti

31 Maj 2020, 14:04| Përditesimi: 31 Maj 2020, 21:18

  • Share

Zv.kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se fermerët e Divjakës kanë hedhur në treg bostanin e prodhuar në serat e tyre dhe se javën tjetër do të vazhdojë me eksportin.

Ai ka ndarë eksperiencën në tregun e kryeqytetit, ku bostani që kishte blerë nuk ishte vendas por i importuar nga një vend afër Shqipërisë, i kuq, por pa shije dhe me fara të bardha. Braçe nuk ka lënë pa thumbuar as të pasurit e Tiranës, për të cilët thotë se nuk i numërojnë paratë, por i peshojnë dhe nuk dinë ta vlerësojnë punën e fermerëve.

Postimi i plotë i Braçes:

Ky është shalqini ynë i parë! Kush mbolli e kultivoi shalqi në sera, tani po vjel! Të premten, kërkova e mora në treg shalqi; nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga një vend fqinj me ne, këtu afer. ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i fortë e me fara të bardha. po ua them troc; as i afrohej shalqinit të prodhuar nga bujqit në Divjakë, lushnje! shalqini ynë është ky! Ai më i sulmuari, më i shari e më i cuari dëm nga vetë media apo palaco vendas! Besoj, java tjetër na nxjerr në eksport për të vijuar fort me të! Ndërkohë, ka nga këta të pasurit e Tiranës-e kanë problem tu hysh në pazar për të mbrojtur prodhuesin e blerësin, bashkë me gastorë që i paguajnë e që kurrë nuk e bën një vepër që, habiten pse unë shkoj në një treg, pse unë merrem me qepë e patate, pse unë merrem me çmimet e tyre! Natyrisht, kush nuk i numëron parate por i peshon, kush-i paditur për pasojë as kupton, as që i hyn ne sy puna e bujkut, mundimi e sakrifica e tij për të prodhuar që të hane këta, madje me çmime qesharake, të shesin këta nga resortet e tyre me çmime maramendëse. Natyrisht, unë do vijoj të merrem me bujqit, punën e tyre, produktet e çmimet e tyre; është jeta e tyre dhe ekonomia jonë! Aaaa po, sa merreni me mua, bëni pazar e hani shalqi vendi.

Postimi i Braçes

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 31/05/2020 21:25

    O zoti Braçe Pse vec shalqirin nuk ham ne te vendit , Pulat mishin e qengjit vicit derrit gjalpin djathin e te gjitha frutat e agrumet i hajm te vendit ne. Po te mendoni per popullin mos u merzit per nji sharqi qe more vet e ste doli i Mir, produktet tona si kemi ngren me qe kur vdiq Enveri. Tani hajm mbeturinat e europes dhe ormonet e tyre

    Përgjigju
  • Mashkullori: 31/05/2020 16:13

    Po te mendonin per popullin,nuk do kishin grindje,do kishin kryer shume reforma ne favor te popullit,nuk do tjetersonin voten e popullit,nuk do e blinin voten,nuk do zgjidhnin injorante per deputete,etj,etj… Mendojne per vete,si te pasurohen dhe te mos ndeshkohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?