Solidarizohet Braçe, i shqetësuar për Spahon: Ke 4 orë duke i rënë bilbilit, u torturove! Po si s'të doli një koleg të thotë ‘Po lëre o Mondi se i bie unë’

16 Shkurt 2023, 14:21| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 16:56

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë ironi për faktin se Edmond Spaho deputet i Rithemelimit, ka mbi 4 orë që i bie bilbilit. Teksa e ka përgëzuar duke i thënë se është më rekord 'Guniess', Braçe i qau hallin duke i kujtuar se asnjë nga kolegët nu ki doli që t’i thoshte: ‘O Mondi po lëre se i bie unë një herë'.

‘4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryen bilbilit sa edhe një fyell rënës nuk do të kishte fuqi ti binte. Është rekord Guines,. Do i mbetet emri aty. Me fuqinë që ka Spaho do të vazhdojë që ti bjerë edhe 10 herë më shumë. Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjë nga ju. Po ben robi një sakrificë për kolegun që ka në krah. Po e merr i thotë O Mondi po lërë se i bie unë bilbilit për ti.’- tha Braçe.

Për faktin se i ra bilbilit pa pushim gjatë gjithë seancës dhe shkaktoi zhurmë, deputeti demokrat Edmond Spaho u përjashtua sot nga seanca plenare për mos respektimi të qetësisë në seancë plenare.

 


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?