Ilir Meta dhe Erion Braçe

Braçe ironi me Metën: Dora shkon ku 'dhëmb leku', në dorën e tyre leku letër

1 Shkurt 2022, 17:09| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 17:13

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar presidentin, Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit për rritjen e borxhit publik. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ‘dora shkon ku dhëmb leku’, ndërsa shton se ‘në dorë të këtyre leku letër ulëret’.

Në një reagim Ilir Meta i bëri thirrje Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Metës koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund dhe se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë.

Postimi i Braçes

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gradishta: 01/02/2022 23:45

    Like ore po ti kujton se populli të beson që ti je i shqetësuar për defiçitin buxhetor,po si të të besojë o Like ziu kur ai të ka pa me zë e figurë duke vjedh lekët e buxhetit,le që t'i dhe floririn ndaj e vodhe për të mirën e popullit dhe difiçitit buxhetor,këtë të floririt nuk e thotë populli,se populli di atë fshatarin e Pezës me gomar,por babai jot shpirtëror salhe Viçidoli e thotë,bile dhe të ka pagëzuar Like Floriri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?