Erion Braçe dhe Gazment Bardhi

Braçe, ironi me Bardhin: Unë vdes me këtë ‘zarin’ e ri, që përfundimisht zgjedh…Sali Berishën

7 Shtator 2023, 20:34| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 10:36

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ironizon Gazment Bardhin, i cili pas bashkimit me Berishën, është shprehur se mes partnereve dhe Berishës, zgjedh të parët, ndërsa mes Ramës e Berishës, zgjedh Saliun.

Braçe thotë se ne fund te herës, Bardhi zgjedh Berishën, ndërkohë qe ai i pyet se kush ia ka kërkuar deputetit demokrat te zgjedhe kryeministrin socialist.

“Unë vdes me ket zarin e ri; Mes SHBA, Britanisë, BE dhe Sali Berishes, une zgjedh SHBA, Britani, BE; por mes Sali Berishes dhe Edi Rames, zgjedh Sali Berishën! Pra përfundimisht zgjedh Sali Berishën! Ndërkohë kush te ka kerkuar ty te zgjedhësh Ramën? Te mos zgjedhësh Berishen, po”, shkruan Braçe ne rrjetin social Twitter.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?