Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ndrea Prendi

FOTO/ Mallkimi i Bashës për panik nga SPAK, Erion Braçe i kujton mbledhjen e 23 janarit 2011: Gjaku të lëntë pa gjumë

26 Janar, 20:07| Përditesimi: 26 Janar, 20:36

  • Share

Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, duke shigjetuar mazhorancën tha se kush ka panik nga hetimet që po kryen SPAK, Zoti i lëntë pa gjumë.

Reagimit të kryedemokratit i është përgjigjur deputeti socialist Erion Braçe, teksa i nxjerrë një foto të Lulzim Bashës, asokohe ministër i Brendshëm, krah Sali Berishës, kryeministër, si dhe kreut të Gardës Ndrea Prendit, nga një mbledhje pas vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar 2011.

Braçe pyet Bashën nëse e mban mend mbledhjen brenda në Gardën Republikane e shton se bashkë me Berishën janë zinxhiri komandues i pushkatimeve në 21 janar!

‘Lulzim: Gjaku ta shtoftë ankthin e gjaku të lënë pa gjumë! (Edhe pse e torturon gjumin me vullnetin tënd) E mban mend këtë mbledhjen Lulzim? 23 janar 2011, brenda në Gardën Republikane; ju, zinxhiri komndues i pushkatimeve në 21 janar!’- shkruan Braçe.

Prej kohësh Partia Sociliaste i ka bërë thirrje drejtësisë që të hetojë 21 janarin dhe çështjen ta marrë në dorë SPAK, e të thirren për tu pyetur Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 27/01/2024 08:42

    Harrove ti urosh edhe ata qe i nxoren ate dite ne shesh or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?