Braçe e quan Dukën 'Tire': Një muaj më parë dyshonte s'e vinte vaksina në Shqipëri, tani kërkon para për stadiumin

19 Janar 2021, 15:33| Përditesimi: 19 Janar 2021, 15:43

  • Share

Për lajmin ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili kapet me Dukën. Braçe thotë se një muaj më parë presidenti i FSHF-së hidhte dyshime nëse do vinte vaksina në Shqipëri, ndërsa tani kërkon para përse po bëhet në stadiumin Air Albania. Për këtë arsye Braçe e quan Dukën ‘Tire’, duke e krahasuar me pastruesen e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ cila akuzohet për korrupsion.

"O Zot, përsëri Tirja.  Lekë pse po bën vaksina në stadium. Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjellë qeveria vaksinën!

Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: Dum pare, duam pare", shkruan Braçe. 


Lajmi kryesor:

Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?