Braçe-Canit: Akciza e cigareve po
rritet para ligjit, sill listë të çmimeve 

20 Tetor 2014, 15:16| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Komisioni parlamentar i Ekonomisë është përfshirë nga debate në mbledhjen e kësaj të hënë, sa i përket akcizës së cigareve, ligj që pritet të miratohet këtë të enjte në Parlament.

Ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili i ka kërkuar Ministrit të Financave Shkëlqim Cani listën e çmimeve të cigareve nga korriku e tutje, duke pretenduar se çmimi është rritur para se të hyjë në fuqi ligji. Një fakt që për Canin nuk gjendet në terren dhe është i kundraligjshëm, sepse duhet miratuar ligji për akzcizën që te rritet çmimi.
 
Braçe: Pse rritet çmimi i duhanit kur akciza s'është miratuar? 
Cani: Duhet të hyjë në fuqi ligji që ta zbatojmë 
Braçe: Kërkoj çmimet e duhanit që nga muaji korrik.
 
Shitës ambulantë kanë filluar të rrisin çmimin e cigareve pavarësisht se ligji ende nuk ka hyrë në fuqi. Sipas Braçes bizneseve u është bërë i ditur plani tarifor mbi mënyrën se si do të rritet akciza, që sipas tij, ka bërë që bizneset të blejnë mall para rritjes së akcizës dhe futjes në fuqi të ligjit këtë javë. Braçe thotë se malli është grumbulluar stok me çmimin aktual, në mënyrë që të dalin më të fituar duke e shitur me çmimin e ri.

"Me 300 lekë është rritur paketa për të mos folur që ata tregtarët e cigareve e kanë bllokuar mallin dhe po presin që te hyje akciza në fuqi që të dalin të shesin si të duan ata, me çmime të shtrenjta dhe mbi atë që përcakton akciza."-tha Braçe.


Një tjetër pikë e debatueshme ishte heqja e rimbursimit të akcizës për biokarburantet e prodhuara në vend dhe ato të importit, në kushtet kur sipas tij kjo praktikë ka rezultuar ineficente.
 
Sipas Canit kjo formë e politikës fiskale do të zëvendësohet duke krijuar ekofondin si dhe një ligj për energjinë e rinovueshme për të arritur kështu kushtin europian që 10 % e totalit të karburanteve të jenë BIO .

"Ky ligj që propozojmë, të heqë mbështetjen fiskale e cila nuk ka arritur objektivin dhe të gjejë një mbështetje financiare më të plotë, më të saktë, më praktike, më ekologjike, që shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje financiare"-tha Cani.

Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe ka ngritur cështjen e markimit dhe kontrollit të karburanteve në vend nga kompania koncensionare, kontraktuar në vitin 2012 nga qeveria shkuar. Për Braçen, problemi i ndotjes dhe evazionit qëndron larg cështjes së heqjes së lehtësirave për biokarburantet.

"Sot në treg pavarësisht se cfarë pretendojmë në ka karburant të një cilësie mizerabël, për të mos thënë që në këtë vend vazhdon të vidhet naftë, që përdorët më pas për t’u përzierë në këtë stacionin. 20 % ka rënë çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtarë."- shtoi Braçe.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?