Erion Braçe

Braçe: I infektuari i gjashtë me koronavirus qëndroi vetëm 1 ditë në Milano, gjithë udhëtarët e tjerë të vetëkarantinohen!

10 Mars 2020, 08:23| Përditesimi: 10 Mars 2020, 10:18

  • Share

TIRANE - Zv. kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus. Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje, ndërsa përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.

"Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!  Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! ri ne shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!", shkruan Braçe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenice: 10/03/2020 08:40

    Ik more qelbesire qe para dy javeve duheshine mbyllure kufijte, qelbesire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?