Bozdo: 'Ramavirusi' di vetëm të mashtrojë, ja videoja që e vërteton

13 Maj 2020, 17:25| Përditesimi: 13 Maj 2020, 17:39

  • Share

TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së, Enno Bozdo ka akuzuar kryeministrin E di Rama si shkaktarin kryesor të asaj që quan shkatërrim ekonomik të Shqipërisë.

Duke e etiketuar si "Ramavirrusi", Bozdo shprehet se kjo qeveri i ka lënë në harresë duke mashtruar, teksa ka publikuar një video ku përplas deklaratën e tij dhe të kreut të Bankës lidhur me fondet e alokuara për kreditë e bizneseve, të cilat janë të ndryshmme.

Rama thotë janë alokuar deri më tani 22 mln euro, e ndërsa Sejko thotë se janë 8.5 mln euro dhe për Bozdon ky është një tregues shumë i thjeshtë se kreu i qeverisë di vetëm të mashtrojë. 

"Prej shtatë vitesh, shqiptarët dhe ekonomia e tyre po lëngojnë nga Ramavirusi.
Kjo është një epidemi shumë më e rëndë se vetë Covid-19. Simptomat akute të saj janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi, si ky në videon më sipër.

Ramavirusi shkaktoi fillimisht braktisjen e vendit nga qindramijëra shqiptarë. Sot Ramavirusi ka bërë që të kemi qeverinë e vetme në botë që nuk ndihmon familjet shqiptare, biznesin prodhues, bujqësinë dhe turizmin në këto ditë shumë të vështira. Shqipëria nuk do të njohë të ardhme përsa kohë Rama dhe virusi i tij të qeverisin vendin. Por Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë dhe do ta ketë atë. E ardhmja është pa "RamaVirus", shkruan Bozdo.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pse: 14/05/2020 04:35

    Bozdo ecuditshme ti nuk je mashtrues i bashes apo korrieri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?