Bozdo: Deklarata e Ramës se s’do bashkëpunojë me kandidatët e opozitës, kriminale! 14 maji, test qytetarie

3 Maj 2023, 19:44| Përditesimi: 3 Maj 2023, 20:57

  • Share

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së ‘Rithemelimit’, Enno Bozdo e ka cilësuar si “kriminale” deklaratën e kryeministrit Edi Rama që nuk do të bashkëpunojë me Bashki që do të zgjedhin kandidatët e djathtë në 14 maj.

“Jo e gabuar, është kriminale. Është hera e parë që fytyra e kandidatit të mazhorancës për Tiranën është zhdukur fare”, tha Bozdo.

I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bozdo tha se këto zgjedhje në 14 maj janë një test qytetarie.

“Test qytetarie këto zgjedhje. Kush zgjedh këtë posaqi që kemi përballë, të vij të kërcejë tallava dhe mos më jepni votën, po prit një sekondë ku jemi këtu se ne kemi program”, shtoi ai.

Duke u ndalur te programi elektoral, ai tha se të gjitha premtimet e Belind Këlliçit janë të realizueshme, përfshirë edhe për autobusë falas.

“Të gjitha janë të realizueshme, i ka nxjerrë me kosto të gjitha premtimet e tij, masat e tjera janë të gjitha të matura me kosto dhe kohëzgjatje të përcaktuar, nuk janë më shumë se 40-50 mln euro në vit në një bashki që ka një buxhet 250 mln euro në vit”, përfundoi Bozdo në Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?