Emisioni Botërori +në Report Tv

Botërori+, Karriqi: Fati i Egjiptit në dorë të Salah

19 Qershor 2018, 19:53| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 20:28

  • Share

E ftuara speciale për sot në emisionin Botërori+ ishte Ilnisa Agolli si dhe të ftuarit e përhershëm si Karriqi dhe Eduard Ilnica. Ata do të analizojnë ndeshjet e luajtura ditën e sotme si dhe do të plotësojnë skedinën për ndeshjen Rusi-Egjipt.

Ilnisa Agolli është shprehur se ndryshe nga herët e tjera po e ndjek ndryshe këtë vit Botërorin. Ajo është shprehur Ka diçka ndryshe ky Botëror dhe se në ndeshjen Rusi-Egjipt ajo është tifoze e Rusisë.

Karriqi: Rusia 4-2-3-1 dhe Egjipt 4-3-3. Salah duhet lakuar në këtë ndeshje. Do mundohet të dalë jashtë trekëndshave të vegjël. Në qoftë se gjendja e Salah do jetë shumë e mirë ndeshja do të jetë shumë e fortë. Dëmtimi i Salah në shpatull është shumë i rëndë ndaj dhe vihet në dyshim fitorja e Egjiptit. Rusia do të jetë e mjaftueshme me një barazim dhe nëse do shënojë Egjipti i pari do të hapet loja.

Ilnisa Agolli: Në media qarkullonte një foto e Salah që fliste më shumë se gjithë fjalët dhe librat.

Eduard Ilnica: Nuk e besoj që Salah do të bëjë ndonjë gjë të madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?