Kupa e Botës

Botërori i 2026 me 48 ekipe, zbardhen ndryshimet e reja për Kupën e Botës! Nuk ka ndeshje barazim

23 Dhjetor 2022, 13:02
  • Share

Botërori i 2026 do jetë një risi për futbollin. Për herë të parë pjesëmarrëse në fazën finale do jenë jo 32 por 48 ekipe, me FIFA-n që i jep mundësi më shumë skuadrave për të përfituar emocionet e Kupës së Botës. Në 16 qytete në Kanada, SHBA dhe Meksikë do zhvillohet ngjarja më e madhe sportive e futbollit për 2026, teksa do ketë ndryshime të shumta.

Në fazën finale do ketë 12 grupe me 4 skuadra, teksa dy skuadrat më të mira do kalojnë grupin. Në fazën e grupeve nuk do ketë ndeshje barazim dhe në rast se 90 minutat mbyllen pa fitues, skuadrat do i drejtohen penalltive. Ekipi që fiton nga 11 merërshat merr një pikë. Në turneun e radhës do shtohet faza e 1/32 teksa numri i ndeshjeve nga 64 do shkojë në 80.

Në Katar i gjithë Botërori u luajt në 29 ditë, ndërsa pritet që pas katër vitesh Kupa e Botës të shtrihet në 33 ditë, me skuadrat që do duhet të bëjnë rrugë më të gjatë nga një stadium në tjetrin.

Ndryshimet e Kupës së Botës:

Nga 32 në 48 skuadra

12 grupe me nga 4 skuadra

Dy skuadrat më të mira kalojnë grupin

Nuk do ketë ndeshje barazim në fazën e grupeve

Ndeshjet në barazim i drejtohen penalltive (faza e grupeve)

Ekipi që fiton me penallti merr një pikë

Do shtohet raundi i 1/32

Numri i ndeshjeve shkon nga 64 në 80

Në total 16 shtete më shumë do jenë pjesë e Kupës së Botës në 2026

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?