Trofeu i Botërorit

Botërori 2030! Greqia, Arabia Saudite dhe Egjipti bëhen bashkë për të fituar organizimin

9 Shtator 2022, 16:18| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 16:20

  • Share

Greqia, Arabaia Saudite dhe Egjipti po përgatiten për të kandidiuar së bashku për Botërorin e 2030. Lajmi është publikuar nga ‘The Times’, që sqaron se kandidatët e tjerë do jenë Argjentina, Kili, Uruguaji, Paraguaji; si dhe nga ana tjetër, Gadishulli Iberik: Spanja e Portugalia. Me fjalë të tjera, nëse kandidatura e parë do të fitonte (Greqia,, Arabia Saudite dhe Egjipti), Kupa e Botës do të zhvillohej përsëri në dimër.

Do të ishte diçka e pamenduar pasi Botërori 2030 do të luhej në tri kontinente të ndryshme dhe për më tepër, për faktin se Greqia i është bashkuar kandidaturës kur presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin deklaroi në pasazh se donte vetëm një propozim të vetëm evropian për ngjarjen e madhe të vitit 2030.

Dhe e gjithë kjo pa llogaritur se lideri slloven, Ceferin, tashmë ka aplikuar për kandidaturën iberike. “Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë dhe Portugali”,-tha Ceferin pak ditë më parë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?